Për muzeun:
E ndërtuar gjatë viteve ‘50 të shekullit të kaluar, ndërtesa e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, ndryshe e njohur si Burgu i Qarkut, më në fund u bë muze dhe u quajt ‘Burgu i Idealit’. Mijëra veprimtarë të organizatave ilegale politike shqiptare, që kanë funksionuar në Kosovë deri më 1999, janë mbajtur dhe torturuar në këtë godinë gjatë hetimeve. Kjo ndërtesë vazhdoi të funksiononte si burg deri më 2015, kur edhe u mbyll përfundimisht.
Burimet: SBUNKER, MKRS
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve të tjera që ekspozohen në muze):
Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, për të treguar përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në këtë burg.
Burimi: MKRS
E hënë – E shtunë 10:00 - 17:00
20-30 min
Emin Sallahu ( koordinator i muzeut):
[email protected]
044 131 815
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara