Për muzeun:
Kulla e Isa Boletinit gjendet në fshatin Boletin, 10 km në verilindje të Mitrovicës, përkatësisht në komunën e Zveçanit, në 900m lartësi mbidetare. Ky fshat ishte thuajse i pabanuar deri në vitet 1700-1800, kur migruan familja Maksutaj nga fisi Shalë, të cilët ishin nga fshati Isniq i Deçanit. Më vonë kjo familje mori mbiemrin Boletini, pra familja e heroit Isa Boletini. Admirimi dhe lidhja shpirtërore e tij me Boletinin ishte aq e madhe, sa që për gurët e këtij fshati Isa Boletini shprehej kështu: “Ma i mirë asht për mua Boletini im me ata gurë, se sa sarajet e Stambollit”.
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve të tjera që ekspozohen në muze):
Në Kompleksin e Kullave të Isa Boletinit gjenden 50 eksponate të luajtshme të cilat janë inventarizuar dhe dokumentuar në vitin 2016. Në katin përdhes është e vendosur ekspozita e destinuar për publikun, kushtuar jetës dhe veprës të heroit kombëtar Isë Boletini dhe bashkëfamiljarëve të tij.
E Hënë – E premte 08:00 - 16:00 / Vikende: Me lajmërim paraprak
60 min
Gazmend Boletini
[email protected]
044 273 633
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara