Për muzeun:
Muzeu i Historisë gjendet në “Kullën e Abdullah Pashë Drenit” (Gjakovë). Kjo kullë ka qenë nëndega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Gjakovë ku janë zhvilluar ngjarjet historike të asaj kohe. Kjo kullë ka shërbyer si shtëpi, banimi ku supozohet të jetë ndërtuar në vitin 1790. Shtëpia ka qenë po ashtu edhe fortifikatë (këtë e dëshmon numri i madh i frenxhive gjithsejtë 58, në të tre katet e kullës). Përdhesa e kullës është ndërtuar me gurë, ndërsa kati i dytë dhe i tretë me tulla të pjekura. Me 3 mars 1973 filloi punën e rregullt Muzeu rajonal në Gjakovë, me synim të mbledhjes, përpunimit, ruajtjes dhe ekspozimit të lëndës muzeale.
Burimi: Muzeu i Historisë Gjakovë - Facebook
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve të tjera që ekspozohen në muze):
Muzeu ka dy sektorë, atë të historisë dhe të etnografisë. Muzeu rajonal i Gjakovës në sektorin e historisë i vendosur në Kullën e Abdullah Pashë Drenit ruan lëndën e periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare e në veçanti të Lidhjes së Prizrenit dhe të Periudhave të vonshme si dokumente, foto materiale armë me veshje të kohës.
Përdhesa momentalisht shërben si zyre e informacionit për turizëm, në katin e pare gjendet muzeu i historisë dhe ekspozita e përhershme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kati i dytë përdoret për aktivitete kulturore dhe të artit
Burimi: Muzeu i Historisë Gjakovë - Facebook
E hënë – E premte 08:00 – 16:00
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara