Muzeu Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit

 

Hamami i Shemsedin Ahmet Beut dhe Sahat Kulla gjenden në pjesën perëndimore të qytetit të vjetër. Hamami është ndërtuar në shekullin XV, përkatësisht në vitin 1498. Nuk dihet se deri në cilin vit është përdorur si hamam, por dihet se hamami nuk ka kryer funksionin e tij që nga mesi i shek. XIX kur mbi hapësirën e ngrohtë te Hamamit është ndërtuar Sahat Kulla. Në fund të viteve 60' dhe në fillim të viteve 70' të shekullit XX në Rajonin e Prizrenit, kryesisht në rrjedhën e Drinit të Bardhë u zbuluan shumë lokalitete arkeologjike, u zhvilluan shumë ekspedita gjurmuese nga të cilat u zbulua një material shumë i pasur arkeologjik e të cilat u vendosën në objektin e trashëgimisë kulturore të Hamamit te Shemsedin Beut dhe të Sahat Kullës. 

Muzeu trajton materialin arkeologjik nga lokalitete arkeologjike të Rajonit të Prizenit, gjegjësisht nga komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Malishevës dhe Suharekës. Materiali i ekspozuar prezanton një periudhë të gjerë kohore të artefakteve, që nga Neoliti, Eneoliti, Periudha e Bronzit, Periudha e hekurit, Periudha Antike e Romake, Mesjeta dhe Periudha Osmane. Monumenti është një kompozicion i veçantë arkitektonik gërshetimi i Hamamit së bashku me Sahat Kullën, dhe vendosja këtu e muzeut arkeologjik, është rast unik që nuk gjendet diku tjetër. Hamami i Shemsedin Ahmet Beut është ndër hamamet më të vjetra të Ballkanit dhe së bashku me Sahat Kullën përbëjnë ndër objektet më interesante dhe karakteristike të qytetit të Prizrenit. (Burimi: Institucionet Muzeale të qytetit të Prizrenit)

 

Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):

Numri i eksponateve që ekspozohen në Muzeun Arkeologjik është (948) artefakte prej të cilave:

  • në vitrina janë të ekspozuara 874 eksponate;
  • jashtë vitrinave ekspozuese në ambient të brendshëm 30 eksponate;
  • në hapësirën e ekspozitave të përkohshme 22 eksponate
  • në oborrin e muzeut 22 eksponate;

Burimi

 

Lokacioni
Galeria
Orari i punës

08:00 – 16:00 (e hënë – e shtunë)

Kohëzgjatja

30-40 min

Kontakti

029 244 487

Qasje për PAK Pjesërisht
Shërbimi i ciceronëve I disponueshëm
Gjuhët Shqip, Anglisht, Serbisht, Turqisht

Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës