Muzeu Etnografik


Për muzeun:

Muzeu Etnografik i Gjakovës gjendet në një shtëpi tradicionale, ndërtuar në shekullin XIX. Ai përfaqëson një vendbanim tipik urban. Ndërtesa fillimisht i përkiste familjes Gjakovare Sina, dhe më vonë u ble nga familja Haxhismaili. Në vitin 1981 ajo u mor nga kjo familje në pronësi të Kuvendit të Komunës për ta shndërruar atë në Muze Etnografik. 

Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve të tjera që ekspozohen në muze): 

Ndërtesa ka dy kate dhe dy garnitura dhe ka një koleksion të pasur, duke shfaqur historinë dhe kulturën lokale. Për vlera të larta dekorative dallohen sidomos dhoma e madhe që gjendet në krahun e majtë të ndërtesës dhe qymlekët me furrat e tyre të cilat gjenden të vendosura në të katër dhomat. Korridori i ndan dhomat nga njëra-tjetra dhe në planimetri paraqitet në formë kryqi. Shtëpia me kohë ka pësuar ndryshime. Pjesa e përparme ka pasur dy dhoma të miqve dhe stallën me pleme ku është deponuar ushqimi i kafshëve. Po ashtu shtëpia ka pasur shtëpinë e zjarrit në përdhese, ndërsa në kat mbi shtëpinë e zjarrit kanë qenë edhe dy kthina ndihmëse që kanë qenë të vendosura prapa shtëpisë por që sot nuk ekzistojnë. Muzeu i Gjakovës është njëri prej muzeve më të pasur në Kosovë dhe në Ballkan sa i përket eksponateve.

Burimi: Vizito Shqip

 

 

Lokacioni
Galeria
Orari i punës

E hënë – E premte 08:00 -16:00

Kohëzgjatja

15 - 20 min

Kontakti

[email protected]
049 360 008

Qasje për PAK Pjesërisht
Shërbimi i ciceronëve I disponueshëm
Gjuhët Shqip, Anglisht

Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës