Muzeu Etnologjik i Prizrenit operon në shtëpinë tradicionale të qytetit të Prizrenit, e njohur si Shtëpia e Shehzades. Shtëpia e Musa-Efendi Shehzades gjendet në pjesën rrafshinore të qytetit në rrugën e “Sarajit të Vjetër” dhe është ndërtuar në fund të shek. XVIII. Është objekt banimi i tipit rrafshinor, i ngritur në kate. I takon objekteve jo simetrike. Objekti është i pasur me elemente etnografike në enterier. Vlen të theksohen oxhaqet e përpunuara që gjenden një në përdhesë dhe dy në kate. Edhe drugdhendja është e pasur sidomos përpunimi i tavaneve ("Xhyl-tavan"), dollapëve, musëndrave etj. Ne fasadën kryesore që gjendet në anën lindore janë punuar timpanore prej druri që janë karakteristike edhe për disa shtëpi tjera të qytetit të Prizrenit. Pas viteve ‘80 të shek. XX objekti nuk shfrytëzohet për banim ndërsa së fundmi në të zhvillon aktivitetin e vet Muzeu Etnologjik. Prezanton koleksionin etnologjik të veshjeve të ndryshme tradicionale dhe eksponateve numizmatike të shqiptarëve të Prizrenit, dhe komunitetit goran të trevës së Opojës.
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):
Eksponatet i përkasin fillimit të shek.XX - dhe gjysmës së dytë të shek.XX, dhe përfshijnë: tekstile të endura prej leshi nga fshatrat e rajonit të Prizenit, çilimë nga leshi dhe mëndafshi, çarçafë, enë bakri, mangall, vathë grash, gjerdane, kësule nuseje, aksesore për qostek, zbukurues të ndryshëm muri, përparëse të ndryshme 'bohçe', enë të ndryshme prej bakri, arka të ndryshme, breza të ndryshme grash prej argjendi dhe të praruara në flori, këmisha të ndryshme grash dhe burrash të endura në pëlhurë, çorape të ndryshme, kuti postare të ndryshme, këmisha me ornamente, rrethore për pushkë, veshje të ndryshme, këllëfë për jastëkë, xhamadanë për gra dhe meshkuj, etj.
09:00 - 16:00 (e hene - e shtune)
20 min
[email protected]
044 216 095
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara