Për muzeun:
Muzeu Etnologjik është i vendosur në një nga komplekset e fundit të mbetura në Çarshinë e Vjetër të Prishtinës dhe paraqet një ndërtesë të pasur me histori dhe kulturë. Është një kompleks i arkitekturës qytetare shqiptare të stilit otoman prej guri, druri dhe balte. Ky kompleks ishte shtëpia e familjes së Emin Gjikut për shumë vite përpara se të bëhej muze.
Kompleks banimi (Emin Gjiku) Muzeu Etnologjik është një monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 953/1955. Kompleksi si një monument i kulturës i takon shekulli i 18-të dhe 19-të . Përbëhet nga katër ndërtesa dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek. XV-XX.
Prej viteve 60-ta të shekullit 20-të deri në vitin 2001 kompleksi Emin Gjiku ka shërbyer si muze i natyrës. Në shtator të vitit 2006 hapet muzeu etnologjik ku tashmë ruan dhe ekspozon një koleksion të gjerë të veshjeve tradicionale, veglave, elementeve të dorës dhe mjeteve të tjera të përdorura nga jeta e përditshme.
Muzeu Etnologjik paraqet jo vetëm vlera kulturore, por gjithashtu një përfaqësim të hollësishëm të mënyrës se si familjet jetonin.
Informata rreth ekspozitave
Ekspozita është e ndërtuar rreth katër temave kryesore që përfaqësojnë ciklin e jetës:
Brenda këtyre temave përfshihen temat e mëposhtme:
Po ashtu, çdo temë është e shoqëruar me prezantimin multimedial dhe me emisione dokumentare për vizitorët që dëshirojnë informacione shtesë. Ekspozita muzeale është e ndërtuar në formë të tillë, që të ofrojë njohuri të reja për trashëgiminë etnologjike dhe të rrezatojë edukimin relevant në këtë aspekt.
Burimi Facebook. Burimi Wikipedia
E martë – E shtunë 10 00 – 16 30 / E dielë 10 00 – 15 00 / E hënë Mbyllur
20 – 30 min
[email protected]
049 407 769
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara