Lidhjes së Prizrenit është një kompleks muzeor dhe monument i trashëgimisë kulturore në qytetin historik të Prizrenit. Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, si tërësi urbanistike dhe arkitektonike në aspektin hapësinor shtrihet në bërthamën e vjetër të qytetit të Prizrenit dhe ka vlerë të veçantë kulturore, historike, arsimore, shoqërore dhe ambientale.
Në kuadër të Kompleksit ndodhen Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit, Muzeu, Biblioteka dhe Leximorja, Galeria e Arteve, Medreseja, Xhamia e Gazi Mehmet Pashës, Tyrbja si dhe objektet e banimit. Në këtë Kompleks është mbajtur Lidhja e Prizrenit - një organizim politik i vilajeteve shqiptare më 10 qershor, 1878 e që si qëllim kishte mbrojtjen e territoreve shqiptare nga aneksimi i shteteve fqinjëve dhe bashkimin e shqiptarëve në një vilajet autonom. Në vitin 1968 për arsye të ndërtimit të rrugës bëhet rrënimi i objekteve buzë lumit derisa vetëm ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dislokohet për disa metra në perëndim. Edhe në vitet 1976/78 bëhen ndërhyrje të rëndësishme duke rrënuar disa objekte të Kompleksit të Gazi Mehmed Pashës për të formuar Muzeun e Lidhjes së Prizrenit për nder të 100 vjetorit të saj. Gjatë luftës së fundit në vitin 1999 digjet tërësisht ndërtesa e Rezidencës Qeveritare të Lidhjes së Prizrenit e cila e rindërtohet ne qershor të vitit 2000. (Burimi: Institucionet Muzeale të qytetit të Prizrenit)\
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):
Numri i eksponateve që ekspozohen në Muzeun Historik “Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” është 968 artefakte prej të cilave:
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara