Muzeu i Elektroekonomisë së Kosovës - Hidroelektrana

 

Muzeu i Elektroekonomisë së Kosovës i njohur në fillimet e tij si “Hidroelektrana Prizenasja” është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Objekti i Muzeut të Elektroekonomisë së Kosovës apo Hidroelektrana “Prizenasja” gjendet në ambientin piktoresk të Grykës së Lumbardhit, 2.5 km larg Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1926-28 me kontributin e qytetarëve dhe kredive bankare.

Ndërtesa është projektuar dhe ndërtuar nga një kompani austriake nga Vjena. Objekti ka pasur elementet moderne të asaj kohe: turbinat e ujit, pjesën për pastrimin e ujit nga mbeturinat, kanalin, pajisjet për përcjelljen e ujit gjer në turbinë dhe gjeneratorin me fuqi 160 KW.

Për shkak të kërkesës së madhe të energjisë elektrike në vitin 1936 është lëshuar në qarkullim gjeneratori i dytë me kapacitet të njëjtë. Në vitin 1979 kjo ndërtesë e rëndësishme për historinë industriale të qytetit është shndërruar në Muze të Energjisë Elektrike të Kosovës. Muzeu ka funksionuar deri në mes të viteve të 80'ta të shekullit të kaluar. Pas një periudhe të gjatë të mungesës së mirëmbajtjes, në vitin 2011 objekti është restauruar. Muzeu i Energjisë Elektrike i vendosur në një ndërtesë historike "Hidroelektranë" paraqet një shembull unik për Kosovën, për trajtimin e objekteve industriale si trashëgimi kulturore. (Burimi: Institucionet muzeale të qytetit të Prizrenit)

 

Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):

Muzeu i Hidroelektranës “Prizrenasja” ka të ekspozuar vetëm pjesë të makinerive të kohës kur ka funksionuar si hidroelektranë, dhe disa pjesë të sistemit elektrik në oborr. 

Burimi

 

Lokacioni
Galeria
Orari i punës

I hapur për vizitorë vetëm me lajmërim paraprak

Kontakti

049 905 [email protected]

Qasje për PAK Jo
Shërbimi i ciceronëve I pa disponueshëm

Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës