Muzeu i hapur arkeologjik i Prizrenit është themeluar në vitin 2012. Muzeu shumë pak njihet dhe vizitohet nga qytetarët shkaku i pozitës jo të favorshme. Lokacioni i muzeut më së shumti frekuentohet gjatë verës kur funksionon edhe kafeneja e hapur afër. Menaxhues i muzeut të hapur të Prizrenit është Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik. Muzeu gjendet në hapësirën publike tek LSHP-ja më saktësisht në parkun afër LSHP-së. Nuk ka staf të angazhuar dhe hyrja në këtë muze është pa pagesë. Në Muzeun e Hapur Arkeologjik të Prizrenit janë të vendosura kopjet e artefakteve nga vendbanimet arkeologjike të rajonit të Prizrenit.
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):
Muzeu i hapur prezanton koleksionin e kopjeve të artefakteve nga vendbanimet arkeologjike të rajonit të Prizrenit (Vlashnje, Korishë, Poslisht, Reshtan, Kalaja e Prizrenit, etj). Artefaktet janë kopjuar në mënyrë identike nga origjinali dhe datojnë që nga epoka e Neolitit e deri tek periudha e Antikitetit të Vonë. Koleksioni, nuk është në gjendje të mirë, sepse ka thyerje të xhamave dhe të ndriçimit të instaluar.
I hapur gjatë gjithë kohës.
30-40 min
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara