Muzeu i Kalasë është themeluar në vitin 2016, në lokalitetin Arkeologjik të Kalasë. Gjetjet e ndryshme të periudhave të ndryshme historike që janë zbuluar gjatë gërmimeve në kala dhe për rreth zonës janë vendosur ne këtë muze, i cili bart karakterin e një muzeu me ekspozitë të përhershme.
Kalaja e Prizrenit konsiderohet të jetë simboli i qytetit të Prizrenit dhe një element me rëndësi në identitetin kulturor të Kosovës. Ajo përmban në vete pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë e bëjnë këtë objekt me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike. Muret fortifikuese ndjekin izohipset e terrenit duke rrethuar një sipërfaqe rreth 1.5 ha në trajte përafërsisht vezake me zgjatje veri-jug. Vazhdimi i gërmimeve arkeologjike të bëra në vitet 2004 dhe 2009, 2010 dhe 2011 dha rezultate shtesë të cilat ndikuan dhe në themelimin e Muzeut të Kalasë. Për herë të parë u dokumentuan dëshmi të një vendbanimi parahistorik të datuar paraprakisht në epokën e bronzit dhe periudhën e hershëm te hekurit i cili ka shërbyer si bërthama e parë e jetës në këtë vend. Po ashtu për herë të parë këto gërmime dhanë gjurmë të arkitekturës dhe dëshmi të materialit të datueshëm në periudhën romake dhe antikën e vonë.
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):
Numri i eksponateve të ekspozuara është 280 – ekspozita përmban edhe materiale të rajonit, jo vetëm të Kalasë, që nga koha e Neolitit të Hershëm.
I hapur për vizitorë vetëm me lajmërim paraprak.
20 min
049 905 304
[email protected]
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara