Muzeu i Mitrovicës

Për muzeun: 

Muzeu i Mitrovicës u themelua në vitin 1952. Si institucion i kulturës është njeri ndër institucionet më të hershme në Qytetin e Mitovicēs. Muzeu u themelua për hulumtimin, grumbullimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore materiale tê regjionit te Mitrovicës. Fillimisht muzeu ishte i vendosur në objektin e vjetër të komunës, kurse në vitin 1960 punën dhe veprimtarinë e tij e vazhdoi në objektin e Hamamit të Qytetit. Që nga viti 2009 muzeu e ushtron veprimtarinë e tij në objektin e ish-Shtëpisë së Armatës Jugosllave në Mitrovicë. Objekti qe ndërtuar në vitin 1959 me një stil arkitektonik modernist, dhe qe dedikuar për nevoja ushtarake. Ky objekt është pjesë e memories kolektive të qytetit, ngase që prej viteve te 70 ky objekt u përdor nga shumë organizata për realizimin e aktivitete të  ndryshme kulturore.

Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve të tjera që ekspozohen në muze):    

 
Në fillimet e veprimtarisë së tij, Muzeu i Mitrovicës është pasuruar me koleksionin e fosileve. Gjatë kësaj periudhe filluan gërmimet arkeologjike në disa lokalitete në Mitrovicë, gërmime që rezultuan me mijëra gjetje arkeologjike, dhe pjesa tjetër e koleksionit u pasurua nga puna dhe angazhimi i stafit profesional.


Në kuadër të Muzeut të Mitrovicës ndodhen edhe mbi 800 eksponate etnologjike, e të cilat e paraqesin dhe e përfaqësojnë diversitetin lokal. Muzeu disponon gjithashtu edhe materiale dhe dokumentet historike si dhe koleksione gjeologjike dhe numizmatike

Burimi: Lapsi360 



Lokacioni
Galeria
Orari i punës

08:00 16:00 / Vikendeve: Me lajmërim paraprak

Kohëzgjatja

60 min

Qasje për PAK Po
Shërbimi i ciceronëve I disponueshëm
Gjuhët Shqip, Anglisht, Serbisht

Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës