Për muzeun:
Ekspozita e përhershme e muzeut synon të informojë publikun lidhur me jetën dhe veprën e murgeshës, bamirëses dhe të shenjtës, Nënë Tereza. Në mënyrë të veçantë, duke shpalosur historinë e Gonxhe Bojaxhiut, vajzës shqiptare nga Shkupi, e cila në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare la familjen dhe vendin e saj për t'i shërbyer besimit dhe njerëzve në nevojë, kemi dashur të inspirojmë të rinjtë për guxim drejt arritjes së qëllimeve të tyre dhe veprave humane.
Në linjë kronologjike janë të prezentuara dëshmitë e zgjedhura lidhur me orgjinën, fëmijërinë dhe rininë e Gonxhe Bojaxhiut, shkuarjen e saj në mision në Indi, shërbimin si motër nderi pranë të varfërve dhe të sëmurëve, themelimin dhe veprën e kongregacionit katolik "Misionarët e Bamirësisë", ndikimin ndërkombëtar dhe çmimin Nobel për Paqe krahas çmimeve të tjera të shumta, vizitat në Kosovë dhe shënjtërimin e saj.
Informata rreth ekspozitave (artefakteve dhe elementeve tjera që ekspozohen në muze):
Ekspozita shtrihet në tri katet e muzuet, duke përfshirë edhe hapësirën e bodrumit. Të gjitha fotografitë dhe përmbajtja e ekspozitës janë me licenca për përdorim nga fotografë dhe dhuruesve të materialeve. Ekspozita fillon në katin e parë në hyrje, ku shpalosen dokumentet për prejardhjen e familjes së saj nga Prizreni, babai dhe nëna e saj, fëmijëria dhe rinia. Ekspozita vazhdon në katin e dytë, ku shpalosen fotografi nga udhëtimet dhe të bëmat e saj si misionare. Kati i tretë i është kushtuar famës së saj botërore, çmimit Nobel të Paqes si dhe vizitave të saj të para në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara