Pikëvështrimet e komunitetit lidhur me ish-burgun e OZNA-s në Prizren (që synohet të kthehet në muze) si dhe me Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, janë pasqyruar në mënyrë artistike nga nxënësit e shkollave të mesme të ulëta përmes lëmive të artit figurativ.
Nxënësit kanë ndjekur një punëtori për pikturë, vizatim e grafikë, dhe pas realizimit të vizitave në dy ndërtesat e sipërpërmendura në saje të mentorimit artistik përmes imagjinatës së tyre kanë shprehur vizionin e tyre rreth të drejtave të njeriut dhe rëndësisë së artefakteve të trashëgimisë arkeologjike. Ata kanë përdorë teknika të ndryshme për ti shprehur emocionet dhe përjetimet në këto hapësira të veçanta të qytetit të vjetër. Ndërsa kërkesat më specifike që kanë dalë gjatë diskutimeve dhe procesit të punës do të adresohen tek institucionet përkatëse.
Punimet e realizuara nga ky grup i nxënësve do të ekspozohen në hapësirat e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ngjarje
Kjo uebfaqe është zhvilluar me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosoves. Përmbajtja e kësaj uebfaqe është përgjegjësi e vetme e organizatës “EC Ma Ndryshe” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës
@ 2025 EC Ma Ndryshe. Të gjitha të drejtat e rezervuara